Programmi


Programi Interreg IPA CBC “Greqi Shqipëri 2014 – 2020” mbështet bashkëpunimin midis dy vendeve. Nën një financim të përbashkët, të dy vendet bashkojnë forcat dhe përfitojnë nga përparësitë e rajonit ndërkufitar për të arritur përfitime për të dyja vendet.

Projektet (aktivitetet) të miratuara në kuadër të Programit do të zbatohen në zonat e mëposhtme:

Greqi (njësitë rajonale): Grevena, Kastoria, Florina, Arta, Thesprotia, Ioannina, Preveza, Zante, Corfu, Kefalonia, Lefkada

Shqipëri (Rajonet/Qarqet): Vlorë, Gjirokastër, Korçë dhe Berat

 

Projektet e propozuara duhet të përfshijnë së paku dy institucione/ organizata, një për çdo vend dhe të kontribuojnë në objektivat e Programit:

  • Rritja e kapaciteteve infrastrukturore në zonën ndërkufitare në menaxhimin e transportit, ujit dhe mbetjeve;
  • Rritja e efektivitetit të mbrojtjes së mjedisit dhe përdorimit të qëndrueshëm të burimeve natyrore;
  • Rritja e efiçencës së energjisë dhe përdorimit të sistemeve të energjisë së rinovueshme;
  • Përmirësimi i efektivitetit të parandalimit të rreziqeve dhe menaxhimi i katastrofave natyrore me fokus, zjarrin në pyje;
  • Ruajtja e resurseve kulturore dhe natyrore si një parakusht për zhvillimin e turizmit të zonës ndërkufitare;
  • Ruajtja e burimeve kulturore dhe natyrore si parakusht për zhvillimin e turizmit;
  • Mbështetje për sipërmarrjen, mbijetesën e bizneseve dhe konkurrencën.

Informacion

Për më shumë informacion mbi programin, dorëzimim dhe aprovimin e projekt propozimeve ju lutem vizitoni faqen e internetit: http://www.2014-2020.greece-albania.eu /.

Programi Interreg IPA CBC «Greqi-Shqipëri 2014-2020».